Liquid color detergent
Features
Etiketa Mjelma Nordike
Etiketa e Mjelma Nordike ose Mjelma Skandinave (Nordic Swan Ecolabel) është një sistem etiketimi mjedisor nga vendet nordike dhe njihet ndryshe dhe si Etiketa Nordike, e krijuar nga Këshilli Nordik në vitin 1989. Qëllimi i Ekolabelit Mjelma Nordike është të kontribuojë në prodhimin edhe konsumin e produkteve që janë më pak të dëmshëm ndaj mjedisit. Kjo është dhe arsyeja pse Etiketa Mjelma Nordike ndjek të gjithë rrugëtimin e produktit dhe analizon problemet mjedisore që lindin gjatë rrugës, për të mirën e njerëzve, mjedisit dhe burimeve natyrore.


Vegan
Etiketa “Vegan” administrohet nga “Vegan Society”, një prej komuniteteve veganë më të vjetër dhe më të njohuri në botë, i themeluar në Angli në vitin 1944. Kjo markë është e regjistruar në vende dhe kontinente të ndryshme të botës dhe përdoret në më shumë se 22 000 produkte. Vegan Society, e përkufizon veganizmin si ‘një mënyrë jetese, e cila përpiqet të përjashtojë sa më shumë të jetë e mundur dhe praktikisht të gjitha format dhe mënyrat e mundshme të shfrytëzimit dhe mizoritë ndaj kafshëve për ushqim, veshje dhe çdo qëllim tjetër”. Etiketa gjendet në shumë produkte të ndryshme, të tilla si: ushqime, veshje, produkte kozmetike dhe detergjentë të ndryshëm.
Plastikë 100% e ricikluar
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe reduktimit të ndikimeve në mjedis; ndaj dhe amballazhimi është i përbërë nga plastikë 100 % e ricikluar.
